Kablloja përshtatëse nga kompania Apple mundëson lidhjen e pajisjeve që kanë lidhës USB 3.0 me pajisjet që kanë lidhës Lightning. Kjo kabllo moderne lehtë dhe shpejtë transferon foto dhe video nga një kamerë digjitale në iPad Pro. Kablloja përshtatëse prej Lightning në USB 3.0 mbështet formate standarde të fotove sikurse JPEG dhe RAW, si dhe video standarde me definicion H.264 dhe MPEG-4.